Te Chelsea po e shohin Kounden si përforcim të rëndësishëm

Futboll

Te Chelsea po e shohin Kounden si përforcim të rëndësishëm

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:18
Te Chelsea po e shohin Kounden si përforcim të rëndësishëm

Skuadra e Chelseat po insiston në transferimin e qendërmbrojtësit të Sevillas, francezit Jules Kounde.

Madje, mediumet angleze kanë raportuar se Chelsea është e gatshme të paguajë klauzolën e tij të lirimit në vlerë prej 80 milionë eurosh vetëm për t’i siguruar shërbimet e tij gjatë kësaj vere.

Te Chelsea po e shohin Kounden si përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen dhe për këtë arsye po duan ta mposhtin konkurrencën e fortë nga Barcelona e Manchester Unitedi, ekipe që gjithashtu kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin.

Kounde ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024 kurse këtë edicion ka shënuar katër gola në 41 paraqitje për ekipin spanjoll në të gjitha garat. Kounde u transferua te Sevilla në vitin 2019 nga Bordeauxi për 25 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat