PSG – Bayern, gjithçka që duhet të dini për këtë takim

Futboll

PSG – Bayern, gjithçka që duhet të dini për këtë takim

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:21
PSG – Bayern

Paris Saint Germain sot pret në shtëpi Bayern Munich për ndeshjen kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u luajt në Allianz Arena dhe përfudoi me rezultat 2-3 për skudrën e Pochetinos.

Para ndeshjes me Paris Saint Germain, lojtarët e Bayernit janë shprehur të bindur që rezultati mund të ndryshojë në favor të tyre.

Para duelit në konferëncë për shtyp kanë folur lojtarë si Thomas Muller dhe Joshua Kimmich.

Thomas Muller tha se vetëm duhet të shfrytëzojnë rastet që krijojnë dhe dueli mund të kthehet në favor të skuadrës bavareze.

“Ne duhet të jemi më konkret para portës, duhet të shfrytëzojmë rastet që krijojmë. Po ne luajtëm mirë në Munich kishim shumë raste dhe nuk i shfrytëzuam, këtë duhet ta përmirësojmë në ndeshjen e sotme”, tha Muller.

Kurse Kimmich u shpreh se skuadra e tij është skuadra më e mirë në botë dhe rezultati mund të kthehet.

“Për shkak se jemi ekipi më i mirë, nuk kam dyshim që jemi në gjendje ta kthejmë rezultatin në ndeshjen kthyese”, tha Kimmich.

Të dy ekipet do të kenë mungesa në këtë takim.

Për skuadrën e Pochetinos do të mungojnë lojtarë si Icardi, Kurzawa dhe Marquinhos, ndërsa te Bayern mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Lewandowski, Gnabry dhe Sule.

Të dy skuadrat po kalojnë formë të mirë në ligat e tyre përkatësë, Bayern Munich është lider në Bundersliga, kurse PSG janë në vend të dytë me 3 pikë më pak se Lille.

Bayern në 5 takimet e fundit ka tri fitore, një humje dhe një barazim, kurse PSG ka katër fitore dhe një humbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat