​UEFA ishte gati të anulonte ndeshjet e EURO 2020 në Itali

Futboll

​UEFA ishte gati të anulonte ndeshjet e EURO 2020 në Itali

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:01
Foto ilustruese

Qeveria Italiane e ka bërë të qartë se stadiumi “Olimpico” në Romë të presë të paktën 25 përqind të kapacitetit të tifozëve në Euro 2020.

Agjencia e lajmeve “ANSA” njofton se letra është dërguar nga Ministri i Sportit tek FIGC dhe më pas do t'i dorëzohet UEFA-s.

Ishte një hap i domosdoshëm për t’u bërë deri nesër për të siguruar që UEFA të mos anulonte katër ndeshjet nga Roma dhe Italia, duke përfshirë ceremoninë e hapjes më 11 qershor, përcjellë KosovaPress.

Ekzistonin shqetësime se CTS (komiteti teknik shkencor) nuk ishte i gatshëm të angazhohej në kapacitetin 25 për qind kur jemi ende shumë larg ngjarjes në qershor.

Sidoqoftë, pasi UEFA e konsideroi këtë si një kërkesë absolute për qytetet që prisnin lojëra të këtij turneu, ata u shtynë të pranonin ose të humbnin ndeshjet.

Detajet teknike se si do të arrihet kjo dhe protokolli nuk janë ende të qarta, madje as që janë gati akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat