Bayerni fitoi por eliminohet në Paris! Chelsea në gjysmëfinale! 

Futboll

Bayerni fitoi por eliminohet në Paris! Chelsea në gjysmëfinale! 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:26
PSG - Bayern

(E plotësuar) - Bayernit nga Munihu, kampion në fuqi i Evropës, nuk i mjaftoi fitorja në Paris me rezultat 1:0 ndaj PSG-së, pasi që i kushtoi shtrenjtë humbja në Munih me 2:3. 

Skuadra që shënon gola më së shumti si mysafirë shkon më tej nëse mbetet rezultati si ndodhi mes PSG - Bayern!

Ndeshje me ritëm në Paris, një Bayern i frikshëm edhe pa sulmuesin Robert Lewandowski, por nuk ia doli që të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League.

Image

PSG - Bayern 

Në minutën e 40-të, Maxim Choupo-Moting nga afërsia shënoi me kokë pas asistimit të David Alabas. 

Në vazhdim të ndeshjes, Bayerni u orvat me të gjitha forcat, por nuk arriti edhe golin tjetër, që do të kualifikonte, ndërsa PSG u mundua maksimalisht, nuk shënoi golin e barazimit, por edhe me humbje  kualifikohet falë fitores në Munih me 3:2.

Ndeshjes mes Chelseas dhe Portos u zhvillua në terren neutral, në stadiumin "Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.

Image

Chelsea-Porto

Chelsea edhe me humbje 1:0 shkoi me tej, pasi që sfidën e parë e fitoi me 2:0 ndaj skuadrës nga Portugalia, Porto. Porto eliminohet me gjithë fitoren.

PSG dhe Chelsea kualifikohen në gjysmëfinale.  

PSG– Bayerni 0:1
Stadiumi "Parc des Princes" në Paris.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Maxim Choupo-Moting (40’).
Kartona të verdhë: Dagba, Herrera - Alaba, Muller.
PSG: Navas, Dagba, Danilo Pereira, Kimpembe, Diallo (Bakker 59’), Gueye, Paredes, di Maria (Herrera 88’), Neymar, Draxler (Kean 73’) dhe Mbappe.
Bayerni; Neuer, Pavard, J. Boateng, Hernandez, Davies (Musiala 71’), Kimmich, Alaba, L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting (Martinez 85’).  

Chelsea – Porto 0:1
Stadiumi "Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Taremi (90+4’).
Kartona të verdhë: Sergio Oliveira, Corona, Pepe, Diaz, Evanilson.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Thiago Silva, Rüdiger, James,  Jorginho, Kante, Chilwell, Mount (Ziyech 86’), Pulishiç dhe Havertz (Giroud 90+2).
Porto: Marchesin, Wilson Manafa (Nanu 75’), Mbemba, Pepe, Zaidu, Grujiq (Taremi 63’), Sergio Oliveira (Viera 84’), Uribe, Corona (Diaz 75’), Marega (Evanilson 75’) dhe Otavio.

84' Pak shpresa për Porton.

80’ Po afrohet fundit i ndeshjeve, Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale, vazhdon drama në Paris.

77' 13 minuta shpresë për Bayernin.

75' Katër zëvendësime të Porto.

Chelsea – Porto 0:0
Stadiumi "Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Kartona të verdhë: Sergio Oliveira, Corona.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Thiago Silva, Rüdiger, James,  Jorginho, Kante, Chilwell, Mount, Pulishiç dhe Havertz.
Porto: Marchesin, Wilson Manafa (Nanu 75’), Mbemba, Pepe, Zaidu, Grujiq (Taremi 63’), Sergio Oliveira, Uribe,  Corona (Diaz 75’), Marega (Evanilson 75’) dhe Otavio.

71' Tre kartona të verdhë në takimin PSG - Bayern: Dagba - Alaba, Muller.

68' Ndeshje me ritëm në Paris, PSG lufton të barazojë e Bayern të thellojë epërsinë.

65' Porto po orvatet që të shënojë por pa sukses deri me tash.

61' Chelsea është komod dhe po luan me siguri të plotë mbrojtje.

PSG – Bayerni 0:1
Stadiumi "Parc des Princes" në Paris.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Maxim Choupo-Moting (41’).
Kartona të verdhë: Dagba - Alaba.
PSG: Navas, Dagba, Danilo Pereira, Kimpembe, Diallo (Bakker 59’), Gueye, Paredes, di Maria, Neymar, Draxler dhe Mbappe.
Bayerni; Neuer, Pavard, J. Boateng, Hernandez, Davies, Kimmich, Alaba, L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting.  

Chelsea – Porto 0:0
Stadiumi "Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Kartona të verdhë: Sergio Oliveira.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Thiago Silva, Rüdiger, James,  Jorginho, Kante, Chilwell, Mount, Pulishiç dhe Havertz.
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Grujiq, Sergio Oliveira, Uribe,  Corona, Marega dhe Otavio.

57' PSG edhe me humbje 0:1 kualifikohet sepse ka fituar në Munih me 3:2.

55' Pa gola në Sevilla, mes Chelseas dhe Portos.

52' Bayerni kërkon edhe golin tjetër, që mund ta kualifikojë!

48' Kartoni i parë i verdhë, Olivera i Chelseas.

47' PSG kërkon golin e barazimit.

Përfundojnë pjesët e para.

44' David Alaba (Bayern) kërcënon rivalin, por Keylor Navas ndërhyri mirë.

43' PSG është në presion të madh ndaj një Bayernit që po shfaqet gjithnjë e më i frikshëm. 

PSG – Bayerni 0:1
Stadiumi "Parc des Princes" në Paris.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Maxim Choupo-Moting (41’).
PSG: Navas, Dagba, Danilo Pereira, Kimpembe, Diallo, Gueye, Paredes, di Maria, Neymar, Draxler dhe Mbappe.
Bayerni; Neuer, Pavard, J. Boateng, Hernandez, Davies, Kimmich, Alaba, L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting.  

Chelsea – Porto 0:0
Stadiumi "Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Thiago Silva, Rüdiger, James,  Jorginho, Kante, Chilwell, Mount, Pulishiç dhe Havertz.
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Grujiq, Sergio Oliveira, Uribe,  Corona, Marega dhe Otavio.

41' Ky është Bayerni që lufton me mish e më shpirt dhe nuk dorëzohet për asnjë çast. Maxim Choupo-Moting kalon në epërsi (0:1) kampionin gjermani kundër kampionit francez, PSG.  

39' Nuk ka as gola dhe asnjë karton të verdhë qoftë në Paris qoftë në Sevilla.

36' Dy ndeshje por të asnjëra nuk ka gola në kuadër të çerekfinales së Champions League.

34' Manuel Neuer bën një pritje të shkëlqyeshme!

33' Jesus Manuel Corona (FC Porto) futet brenda zonës së rreptësisë dhe në mundësi ideale, por godet jashtë traversës.

27' Joshua Kimmich (Bayern Munih) godet por jashtë shtyllës së majtë. 

24' Bayerni ka posedimin e topit për 55 për qind.

20' Reece James (Chelsea) lëshon një 'predhë' nga distanca, për fat të keq të tij, përfundon jashtë shtyllës së majtë.

17' Angel Di Maria (PSG) është dëmtuar paksa por duket se nuk është diçka serioze.

15' Te Bayerni po vërehet mungesa e sulmuesit Robert Lewandowski.

12' Në të dyja takimet po zhvillohet lojë me ritëm dhe secila skuadër kërkon golin e epërsisë.

9' Chelsea po luan më shumë siguri.

7' Kylian Mbappe mjaft i rrezikshëm, qysh në minutën e tretë kërcënoi seriozisht protën e Bayernit.

4' Nuk ka gola në asnjërën ndeshjet.

2' Bayerni është në presion të madh.

1' Fillojnë ndeshjet.

PSG ka përparësinë e fushës dhe rezultatin e ndeshjes së parë (3:2) në favor të vetin kundër Bayernit nga Munihu.

Chelsea është komod pas fitores në Porto me 2:0. 

PSG - Bayerni
PSG: Navas, Dagba, Danilo Pereira, Kimpembe, Diallo, Gueye, Paredes, di Maria, Neymar, Draxler dhe Mbappe.
Bayerni; Neuer, Pavard, J. Boateng, Hernandez, Davies, Kimmich, Alaba, L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting.  

Chelsea – Porto
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Thiago Silva, Rüdiger, James,  Jorginho, Kante, Chilwell, Mount, Pulishiç dhe Havertz.
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Grujiq, Sergio Oliveira, Uribe,  Corona, Marega dhe Otavio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat