Arlind Sadiku i reagon Challandesit: Arsyetimi i deklaratës së tij skandaloze është shpifje

Futboll

Arlind Sadiku i reagon Challandesit: Arsyetimi i deklaratës së tij skandaloze është shpifje

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:25
Arlind Sadiku dhe Bernard Challandes

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ishte mysafir në Rubikon ku ndër të tjerash komentoi edhe deklaratën para ndeshjes me Spanjën ku kishte thënë se “duhet të jesh nga një planet tjetër të mendosh se mund ta mposhtim Spanjën”.

Për këtë deklaratë, trajneri zviceran e ka fajësuar gazetarin që i ka bërë pyetjen.

Gazetari Arlin Sadiku ka reaguar duke i quajtur gënjeshtra pretendimet e Challandes.

“Gazetari për të cilin po flet Challandes jam unë. Publikisht paska shpif, duke e arsyetu deklaratën e tij skandaloze kinse unë paskam kërkuar që Kosova duhet të fitojë kundër Spanjës. Shyqyr intervista ka qenë live dhe mbetet e regjistruar. Challandes në studio paska pi GO+, kish qenë mirë dikush me ia tregu moton e saj “GO egër or GO home””, ka shkruar Sadiku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat