Skuadra e tij eliminoi kampionin e Evropës, kjo është deklarata e Pochettinos

Futboll

Skuadra e tij eliminoi kampionin e Evropës, kjo është deklarata e Pochettinos

Më: 14 prill 2021 Në ora: 00:31
Mauricio Pochettino

Skuadra e Paris Saint Germain ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm pas dy takimeve të zhvilluara.

PSG ka humbur ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-1, megjithatë ka kaluar tutje, falë fitores 2-3 dhe golave si mysafir në tokën gjermane.

Pas ndeshjes, trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino ka përgëzuar lojtarët, duke thënë se të gjitha meritat u takojnë atyre për këtë arritje të klubit të tij.

“Së pari dua të përgëzoj lojtarët. Të gjitha meritat u takojnë atyre. Jam shumë i lumtur për ta, stafin, klubin, presidentin, Leonardon. Është mirë të ndajmë këto momente lumturie së bashku. Më ka marrë malli për këtë adrenalinë. Është normale që lojtarët e shkëlqyeshëm si Kimmich dhe Muller kanë besim në vetvete, është normale që ata e konsiderojnë veten favorit para ndeshjes. Futbolli është një sport kaq i bukur. Ju kurrë nuk duhet të hiqni dorë. Ne kemi bërë shumë përpjekje. Ne duhet të vazhdojmë të punënojmë”, tha Pochettino pas ndeshjes për RMC Sport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat