Statistikat konfirmojnë rëndësinë e Bathës

Futboll

Statistikat konfirmojnë rëndësinë e Bathës

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:58
Statistikat konfirmojnë rëndësinë e Bathës

Idriz Batha nuk ka qenë ndonjëherë ndonjë futbollist i rëndomtë, as në lojë dhe as në mënyrën e të shprehurit. Impulsiv, i ashpër kur duhet, por edhe me një teknikë të admirueshme.

I rritur sportivisht tek Tirana, më pas kaloi te Partizani në Kategorinë e Parë dhe rrugëtimin në Superiore e nisi tek Besa në sezonin 2012-2013 për të mos u ndalur më. Ata që e kanë ndjekur kampionatin shqiptar nuk kanë nevojë për shumë prezantime në lidhje me kapitenin aktual të Tiranës, por çfarë ka të veçantë numri 10 i bardhebluve.

Në 258 ndeshje që ka luajtur në karrierë në Kategorinë Superiore, 256 i ka nisur në formacion, një rekord i rrallë, sidomos për një futbollist që rolin e ka mesfushor.

Vetëm dy herë është aktivizuar nga stoli në Superiore, kundër Flamurtarit më 19 Maj të 2018-ës me fanellën e Partizanit, kur luhej ndeshja e fundit e kampionatit dhe Batha hyri nga stoli dhe kundër Laçit sezonin e shkuar në javën e parafundit, me Tiranën që ishte matematikisht kampione.

Pra në 258 ndeshje kur Batha ka luajtur në Superiore, 256 herë ka qenë në formacion. Ka patur edhe tre raste kur ka qenë në stol, por nuk është aktivizuar asnjë minutë, këtë sezon kundër Kastriotit, kundër Flamurtarit edicionin e shkuar dhe në një ndeshje ndaj Laçit në 2017-ën kur ishte kapiten i Partizanit.

Një statistikë që tregon për rëndësinë e jashtëzakonshme që 29-vjeçari ka patur për çdo trajner dhe çdo skuadër ku është aktivizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat