Cila është situata me Donnarumman?

Futboll

Cila është situata me Donnarumman?

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:59
Cila është situata me Donnarumman?

Gianluigi Donnarumma e rinovoi për herë të parë kontratën me Milanin në vitin 2017-të, pas një telenovele të gjatë me tifozët që i’u kthyen kundër dhe për një moment u duk se portieri ishte larg kuqezinjve.

Me sa po kuptohet një telenovelë do të jetë edhe kësaj here, por në ndryshim nga 2017-a, tani tifozët ende nuk i janë vendosur kundër portierit të tyre, të bindur ndoshta që në fund do të gjendet gjuha e përbashkët.

Së fundmi mediat raportojnë se 22-vjeçari napolitan po pret për të kuptuar nëse kuqezinjtë do të jenë apo jo pjesë e Uefa Champions League edicionin tjetër, një skenë në të cilën Donnarumma aspiron të luajë duke qenë që nuk e ka bërë asnjëherë në karrierën e tij edhe pse ka debutuar me Milanin që në 2014-ën.

Portieri aktualisht përfiton 6 milion euro në sezon, ndërsa klubi i ofron dy vjet rinovim me 7 milionë plus 1 milionë bonuse që mund të arrihen lehtësisht nga vetë gardiani, në një kohë që menaxheri i tij Raiola pretendon mes 10 dhe 12 milion eurove në sezon dhe vetëm një vit rinovim, jo dy.

Realizimi i objektivit Champions do të përkthehej edhe në të ardhura për klubin e në këtë mënyrë, Milani mund ta rriste edhe me tepër ofertën, gjithsesi edhe nëse mbyllet me 8 milionë euro në sezon, Donnarumma do të ishte lojtari i dytë më i paguar i Serisë A pas Cristiano Ronaldos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat