Rikthehet Pique

Futboll

Rikthehet Pique

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:16
Rikthehet Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është riaftësuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ronald Koeman tamam në kohë për finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos.

Qendërmbrojtësi Pique u stërvit me bashkëlojtarë të martën, që tregon se ai e ka tejkaluar lëndimin dhe është i gatshëm për finale.

Barcelona ka pasur telashe të mëdha në mbrojtje këtë sezon dhe lëndimet e shpeshta veçse i kanë shtuar ato.

Mungesa e Piques, i cili mungoi në 29 ndeshje gjatë këtij  sezoni, ka bërë që mbrojtja katalonase të tej e paqëndrueshme.

Me rikthimin e tij, mbetet të shihet nëse Koeman do të luajë me tre mbrojtës edhe kundër Bilbaos në finalen e së shtunës, apo do ta rikthejë sistemin 4-3-3.

Megjithatë, sipas MARCA, është e sigurt që Pique do të jetë titullar në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat