​Ylli i Chelseat paralajmëron rivalët e Ligës së Kampionëve: Ne jemi gati për këdo

Futboll

​Ylli i Chelseat paralajmëron rivalët e Ligës së Kampionëve: Ne jemi gati për këdo

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:16
Chelsea

Mason Mount thotë se Chelsea është gati për të luftuar kundër çdo kundërshtari në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe në çdo ndeshje tjetër të mbetur deri në fund të këtij sezoni.

Skuadra londineze e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel ka arritur tashmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Porton në çerekfinale të kësaj gare.

Mount pranon që ai dhe pjesa tjetër e lojtarëve po e presin me padurim rivalin e gjysmëfinales, por këmbëngul se ata janë të gatshëm të ballafaqohen me çdo kundërshtarë të mbetur në këtë garë.

“Ne do të shikojmë dhe do të përballemi me secilin rival’, tha ai.

“Ne jemi gati për betejën. Po flasim për gjysmëfinalen e kësaj gare andaj është e ditur se çdo rival është i fortë.”

‘Ne jemi gati për luftën, ne jemi gati për betejën. Tani duhet të ulemi ta shikojmë dhe ta analizojmë vërtet dhe ekipi më i mirë do të kalojë tutje, kështu që ne do të jemi gati për këdo. “, tha në fund Mount.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat