Gjoka: Ka ardhur një moment kur ndoshta duhet të freskojmë pak skuadrën

Futboll

Gjoka: Ka ardhur një moment kur ndoshta duhet të freskojmë pak skuadrën

Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:57
Gjoka: Ka ardhur një moment kur ndoshta duhet të freskojmë pak skuadrën

Kryetrajneri i Shkëndijës nga Tetova ka folur për mediat pas fitores 1:0 ndaj Akademia Pandevit.

Fitorja 1:0 me Akademia Pandevin në duelin e xhiros së 27-të në LPFM ka lënë të kënaqur shefin stafit teknik, Ernest Gjokën. Goli i Besart Ibraimit në minutën e 52-të mjaftoi për tre pikët e radhës së kuqezinjëve, që në 6-të ndeshje deri në fund të sezonit shkojnë në 13-të pikë larg nga skuadra e vendit të dytë.  

Ernest Gjoka: “Çdo ndeshje është e vështirë, çdo ndeshje ka specifikën e vet, plus që lodhja bën punën e saj. Por e rëndësishmë është që skuadra prapë fitoi dhe merr tre pikëshin për të vazhduar të jemi të parët.

Më kënaq forma e skuadrës, sigurisht ekipi tani ka hyrë më shumë në ritëm. Më kënaq më shumë se jo vetëm lojtarët që nisin lojën nga fillimi, por edhe ata që vijnë nga stoli po tregohen se japing freski dhe bëjnë diferencën në fushën e lojës. Kjo është ajo që po kërkojmë, kjo është ajo që ne kemi insistuar ta bëjmë gjithë kohën te Shkëndija dhe mendoj se hap pas hapi ekipi mban këtë ritëm dhe jemi duke shkuar përpara.

Secilën ndeshje që e përgatisim ne kemi dy plane. Është plani A dhe plani B dhe duke pas parasysh që edhe Akademia luan me skemë 3-4-2-1 në momente të caktuara të lojës ne kishim për detyrë të ndryshonim skemën e lojës dhe kaluam në 3-4-3. Kjo bëri ndoshta edhe diferencën, por pasi avansuam dhe kundërshtari doli me karton të kuq, si dhe ndryshimet që normal kanë specifikën e vet kur futen, atëherë u rikthyem përsëri te skema 4-2-3-1. Kjo është normale që skuadra të ketë planet e saj, ka planin A, planin B, ka strategjinë e saj dhe ndryshimin e lojës. Kështu është futbolli, sepse nuk është vetëm ajo që ne nxjerim në plan të parë si skemë 4-3-2-1.

Çështja është se si skuadra lëviz në momente të caktuara, se si ndryshon në fazën e sulmit, si ndryshon në fazën e mbrojtjes. Këtë kemi kërkuar dhe kjo është ajo kultura e re që ndoshta po sjellim te Shkëndija dhe mbi të gjitha më bëhet shumë qefi që skuadra po përshtatet me gjithçka që ne po i kërkojmë si staf teknik”, thotë Gjoka.

“Ka ardhur një moment kur ndoshta duhet të freskojmë pak skuadrën, sepse lodhja po bën të veten.

Kështu që sigurisht se do pushojnë Dashi (Elezi) që mori kartonin e pestë të verdhë, bëri pesë kartona edhe Besarti (Ibraimi), por që mendoj se skuadra e ka forcën që të ecim përpara, ndërkohë që edhe tashmë të fillojmë edhe rotacionin dhe të freskojmë pak ekipin që ka një lodhje të madhe.

Dhe jo vetëm lodhja fizike, por kur je në vend të parë dhe ta ruash vendin e parë ka presion. Ne kemi 9-të muaj që jemi në vend të parë.

Kur je në krye fillon lodhesh edhe në aspekt psiqik, sepse nuk është çështja vetëm të jesh në vend të parë, por duhet ta mbashë atë dhe të shkosh aty ku duhet. Kështu që ndoshta gradualisht dhe dalëngadalë edhe matematikisht ta sigurojmë titullin, të fillojmë të çlirojmë lojëtarët nga ana psikologjike, nga ana fizike dhe të fillojmë tu japim mundësi edhe disa djemve që stërviten shumë mirë, janë shumë serioz, janë shumë profesionist, por nuk kanë pasur mundësi për më shumë minuta", përfundon Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat