Liverpooli e sheh Suarezin si zëvendësues të Salahut

Futboll

Liverpooli e sheh Suarezin si zëvendësues të Salahut

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:14
Luis Suarezi

Liverpooli planifikon ta sigurojë Luis Suarezin nëse Mohamed Salah largohet nga klubi këtë verë, raportojnë mediumet në Spanjë.

Sipas raportimeve, Salah mund ta vazhdoj karrierën te skuadra e Real Madridit dhe se do ta linte një vend të lirë për fazën e sulmit.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mund ta rikthejë Suarezin, që u bë i famshëm në Anfield gjatë viteve 2011-2014.

Ylli i Atletico Madridit po i afrohet fundit të karrierës, por ai ende ka energji për të dhënë kontribut në nivele të larta.

Uruguaiani 34-vjeçar me Atleicon ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm ndërsa ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar dy herë në 32 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat