Legjenda e Anglisë i rikthehet fjalëve pas Shqipërisë

Futboll

Legjenda e Anglisë i rikthehet fjalëve pas Shqipërisë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:17
Legjenda e Anglisë i rikthehet fjalëve pas Shqipërisë

Në ndeshjen Shqipëri-Angli, legjenda Gary Neville kritikoi lojtarët anglezë për faktin se asnjë prej tyre nuk postonte vet në rrjete sociale. Statuset në “Twitter” të ishullorëve ishin copy-paste të njëra tjerës, çka tregon se llogaritë e tyre menaxhohen nga persona të dedikuar për mediat sociale.

Duket se kjo traditë vazhdon të jetë prezente tek futbollistët anglezë.

Pas fitores me Dortmundin, në llogarinë e Foden u publikua një status ku shkruhej: “Mbappé, a jeni gati?”. Ky postim bëri bujë në rrjete sociale, teksa komentuesit ishin mjaft të ashpër me faktin që vetëm pas 4 vitesh skuadra e Guardiolës arriti të kualifikohej në gjysmëfinale. Postimi u fshi në vetëm pak minuta, sipas urdhërit të Foden tek stafi i tij i rrjete sociale.

Ndërkohë Gary Neville do t’i kthehej edhe njëherë historisë: “E përmenda disa javë më parë që lojtarët kanë rrjetet sociale që menaxhohen nga kompanitë. Në fund të fundit është zëri yt, nuk është zëri i të tjerëve. Duhet të jetë autentike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat