Trajneri i Ajax-it kritika ndaj gjyqtarit

Futboll

Trajneri i Ajax-it kritika ndaj gjyqtarit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:21
Trajneri i Ajax-it kritika ndaj gjyqtarit

AS Roma ka arritur që të kualifikohet tutje në gjysëmfinale të Ligës së Evropës, pasi ka fituar 3:2 me rezultat të përgjithshëm ndaj Ajaksit.

Trajneri i Ajaksit, Erik ten Hag nuk ishte dakord me vendimin për të mos lejuar golin e tyre të dytë ndaj Romës dhe këmbëngul se skuadra më e mirë është eliminuar nga çerekfinalet e Ligës së Evropës.

“Është zhgënjyese. Ekipi më i mirë është eliminuar. Ekipi që ka dominuar në të dy ndeshjet është jashtë. Është një turp i tillë, pasi ashtu si javën e kaluar, ne krijuam shumë shanse, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim ato,” tha mes tjerash Ten Hag.

Dushan Tadiç shënoi për 2-0 dhe i dha epërsinë Ajaksit për të vazhduar tutje, mirëpo një gol i tillë u anulua pas rishikimit me systemin “VAR”.

“Ai gol nuk u lejua për arsye të pakuptueshme,” tha Ten Hag për ESPN.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat