PSG-ja i ka vënë ultimatum 2 javë Neymarit

Futboll

PSG-ja i ka vënë ultimatum 2 javë Neymarit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 14:21
PSG-ja i ka vënë ultimatum 2 javë Neymarit

Sipas gazetës franceze “L’equip”, PSG-ja i ka vënë ultimatum 2 javë Neymarit për rinovimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2022.

Sipas zërave sulmuesi brazilian po mendon një rikthim tek skuadra e Barcelonës, por drejtuesve të PSG-së u ka sosur durimi duke i vënë një ultimatum për rinovimin Nejmarit, ultimatum i cili do te jetë deri para sfidës me Mançester Sitin për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Zërat e largimit të  Nejmar dhe Mbape janë bërë vërtet shqetësuese në skuadër teksa drejtuesit nuk duan që kjo çështje të ndikojë tek gjendja e skuadrës para sfidave të Champions-it.

Ekipi francez i ka ofruar  Nejmarit një kontratë rinovimi deri në vitin 2027 pa rritje rroge, pasi pandemia ka prekur financat e klubit, në të kundërt francezët janë të gatshëm të negociojnë  me Barcelonën për shitjen e tij, por vetë Nejmar është i paqartë për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat