Partizani sfidon Kastriotin

Futboll

Partizani sfidon Kastriotin

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:06
Partizani sfidon Kastriotin

Mbret për një natë, te Partizani synojnë të shkojnë të flenë këtë të shtunë si kryesues të kampionatit, për tja dalë ju duhet të fitojnë më parë ndaj Kastriotit në një ndeshje delikate por ku për të kuqtë ka vërtet shumë në lojë.

Skuadra e Ilir Dajës vjen në shëndet të plotë, pas një fitoreje bindëse 3-0 me Bylisin, dhe i duhet të ruajë të njëjtin përqëndrim e shpirt gare ndaj një Kastrioti që vjen me obligimin për të reaguar.

Skuadra e Ramadan Ndreut u mund 3-0 nga Kukësi në një ndeshje të interpretuar shumë keq, dhe shikon më real se kurrë rrezikun për tu përfshirë në luftën e zonës së ftohtrë, ndaj nevoja për pikë është e menjëhershme.

Edhe pse diferencat me Partizanin në organikë e bagazh teknik janë të mëdha, në kampin krutan kanë ditur të marrin më të mirën pikërisht atëherë kur janë nisur si outsajder me synimin për tju bërë një surprizë favoritëve, ndërkohë që presin edhe rikthimin e sulmuesit kryesor Da Silva, mungesa e të cilit ka penalizuar shumë një skuadër që nuk është e mbipopulluar nga yjet. Te Partizani Ilir Daja konfirmon se ka të disponueshëm dhe Malën dhe padyshim i gëzohet faktit që në ndeshjen e fundit shënuar të tre syulmuesit,

Çinari, Jasir Asani dhe Stenio Junior, makina e kuqe po funksionon, në këtë fazë të fundit i duhet të shndërrohet në një Ferrari, që nga kjo sfidë në Air Albania, për ti lënë pas të gjithë të tjerët!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat