Për Josën dhe Shehin, vetëm fitorja ka vlerë!

Futboll

Për Josën dhe Shehin, vetëm fitorja ka vlerë!

Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:01
Për Josën dhe Shehin, vetëm fitorja ka vlerë!

Të dyja skuadrat deri tani kanë bërë një sezon nën prithsmëritë e tyre.

Tirana ndodhet në vendin e 5 me 42 pikë, 7 pikë larg kreut, dhe edhe pse ende ska abdikuar i duhet të bëjë një mrekulli në këtë fazë të katërt për të mbrojtur titullin, Kukësi ndodhet një shkallë më poshtë dhe 7 pikë më pak në klasifikim, u rikthye te një fitore që i mungonte prej plot 7 ndeshjesh ndaj Kastriotit, duke fituar pak qetësi pasi rreziku për tu përfshirë në luftën e zonës së poshtme të tabelës është konstante, shkruan supersport.

Gjithsesi pavarësisht klasifikimit, askush nuk mund të mohojë faktin se bëhet fjalë për dy skuadra me shumë kualitet, me organika ndër më të mirat të kampionatit që për një arsye apo një tjetër nuk kanë mundur të marrin maksimumin në fushën e blertë.

Të dyja skuadrat vijnë të karikuara në përballjen e Elbasan Arenës, Kukësi pas një 90 minutëshi të mirë në Kamëz, ku skuadra shfaqi soliditet dhe aftesi interprtuese të mira në sulm me Eze që u rikthye me një dygolësh, ndërsa Tirana pavarësisht ndalesës në Korcë vjen me një kurbë në rritje nën drejtimin e Orges Shehit që pavarësisht vështirësive ka ditur të riktheje rezultatet pozitive në skuadër.

Për këtë takim përballë profesorit Mirel Josa, i cili doli fitues në sfidën e fundit atë të fazës së tretë , ish portieri ka një grup me shumë alternativa ku i mungon vetëm Danso, ndërsa në kampin tjetër Josa, një ish i madh i Tiranës por që tani nuk ka kohë e ndoshta as nerva të mendojë për të kaluarën duhet të bëjë llogaritë me mungesat e Tsinstadze, i dëmtuar gjatë javës dhe Kurdic, që plotësoi numrin e kartonave në sfidën me Kastriotin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat