Princi jep dorëheqjen nga klubi i Premier League

Futboll

Princi jep dorëheqjen nga klubi i Premier League

Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:02
Princi jep dorëheqjen nga klubi i Premier League

Sheffield United ka zhvilluar një sezon për t’u harruar. Ekipi nga Yorkshire ka fituar vetëm katër ndeshje në Premier League dhe renditet në vend të fundit. Mbijetesa 18 pikë larg, kështu që është totalisht mision i pamundur.

Sikur të mos mjaftonte rrëzimi në Championship, Sheffield ka humbur edhe presidentin. Princi Musaad Bin Khalid Al Saud u emërua president i klubit anglez në shtatorin e vitit 2019 nga vjehrri i tij, Princi Abdullah (pronari i Sheffield).

Vetëm 26 vjeç ishte Musaad Bin Khalid Al Saud, duke u bërë presidenti më i ri në elitën e futbollit anglez. Sot ka dhënë dorëheqjen, teksa thekson se e mori këtë vendim për shkaqe personale.

“Ka qenë një nder për mua të isha presidenti i Sheffield United. I uroj më të mirat pasardhësit tim“, deklaroi Princi Musaad Bin Khalid Al Saud. Vendin e tij do ta zërë Yusuf Giansiracusa, i cili mbante postin e zëvendës presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat