FC Barcelona ‘thumbon’ indirekt Realin pas barazimit me Getafen

Futboll

FC Barcelona ‘thumbon’ indirekt Realin pas barazimit me Getafen

Më: 18 prill 2021 Në ora: 23:27
Barcelona

Real Madrid ka bërë befasinë duke barazuar në udhëtim te Getafe.

Kjo me së shumti i konvenon Barcelonës, që u mposhten në “El Clasico”, kurse tani me një fitore do mund të dalin +2 pikë nga rivali i përbetuar.

Sapo përfundoi ndeshja mes Getafes dhe Real Madridit, Barcelona përmes një postimi zyrtarë ‘thumboi’ indirekt “Mbretërit”.

Katalunasit postuan një video të lojtarëve duke festuar me trofeun e djeshëm.

Gara për La Liga këtë edicion mbetet e ashpër me Atleticon, Realin, Barcelonën dhe Sevillan ende në garë, ku kanë mbetur edhe shtatë ndeshje të pazhvilluara (tetë për Barcelonën).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat