Lajm i keq për Dritën nga Gjilani

Futboll

Lajm i keq për Dritën nga Gjilani

Nga: K.G. Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:32
Rexha

Lajm i keq për Dritën nga Gjilani. Në pjesën vendimtare të kampionatit kampioni në fuqi mbetet pa sulmuesin më të mirë.

"Përfundon sezoni për sulmuesin tonë Kastriot Rexha

Një lajm aspak i mirë për klubin dhe për sulmuesin tonë Kastriot Rexha i cili duhet ta mbyll sezonin para kohe.

Rexha që nga muaji shkurt kishte shqetesime në gjurit e tij të majt dhe pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur që të ndihmojë ekipin deri në përfundim të sezonit.

Pas kontrollave të fundit, rezultatet tregojnë që Rexha të premten duhet ti nënshtrohet operimit për ta kaluar shqetësimin dhe praktikisht ky sezon është mbyllur për të.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin tonë ku dihet që jemi në një fazë të rëndësishme të kampionatit dhe mungesa e Rexhës do të jetë evidente.

Rexha në këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje kampionale dhe 2 ndeshje të kupës ku ka arritur të shënoj 8 gola dhe 2 asistime.

Urojmë që operimi të ketë suksese dhe Rexha ta kalon sa ma shpejtë këtë lëndim", njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat