Dërguan skuadrën në Bundesliga 2, tifozët sulmojnë lojtarët dhe stafin e Schalke 04

Futboll

Dërguan skuadrën në Bundesliga 2, tifozët sulmojnë lojtarët dhe stafin e Schalke 04

Më: 21 prill 2021 Në ora: 10:15
Foto ilustruese

Schalke 04 ka rënë nga Bundesliga pas 30 vitesh pasi ka mbetur e fundit në tabelë me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

Pas kthimit në shtëpi nga Bielefield, skuadra është sulmuar nga një grup tifozësh.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra përmes një komunikate për media.

“Gjatë takimit, disa individë aktualisht të paidentifikuar tejkaluan kufijtë që nuk diskutohen për FC Schalke 04. Përkundër zhgënjimit dhe zemërimit të kuptueshëm me rënien tonë në Bundesliga 2, klubi nuk mund të pranojë kurrë rrezikimin fizik të lojtarëve dhe stafit tonë. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi gjatë përballjes së mbrëmshme. Klubi dënon me forcë këtë sjellje dhe qëndron pas stafit tonë. Një hetim mbi incidentin tashmë është duke u zhvilluar. FC Schalke 04 nuk do të japë më komente për këtë çështje derisa të sqarohen gjërat”, thuhet në njoftimin e Schalke 04.

 

There was an exchange between the team and some groups of fans in the early hours of this morning. Some individuals overstepped boundaries that are non-negotiable for Schalke 04.

Posted by FC Schalke 04 on E mërkurë, 21 April 2021
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat