Pique: Nëse doni që Sevilla, Evertoni dhe Napoli të zhduken, bëjeni Superligën

Futboll

Pique: Nëse doni që Sevilla, Evertoni dhe Napoli të zhduken, bëjeni Superligën

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:42
Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur me tone të ashpra kundër krijimit të një Superlige Evropiane për klubet e mëdha, duke thënë se ajo do t’i shkatërronte të gjitha klubet e tjera më të vogla.

Pique është bindshëm kundër Superligës Evropiane, një garë që shkaktoi tronditje të madhe në botën e futbollit kur u njoftua të dielën, para se të dështonte të jetësohej pak ditë më vonë.

10 prej 12 klubeve themeluese të Superligës janë tërhequr nga ky projekt, por jo edhe Barcelona e Piques dhe Real Madridi.

“Ky ligë nuk është pozitive për të ardhmen afatgjate të futbollit botëror. A e duam këtë? A duam që klube si Sevilla, Valencia, Evertoni, Leicester City dhe Napoli të zhduken? Sepse ato nuk do të vlenin asgjë më”, tha Pique kanalin televiziv Vamos.

Pique mendon se Superliga do të kishte ndikim shumë të keq te klubet e vogla dhe ligat vendore.

“Futbolli është për tifozët”, shkroi ai në Twitter të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat