Real Madridi dhe Chelsea janë në mesin e 12 klubeve të përfshira në projektin...

Futboll

Real Madridi dhe Chelsea janë në mesin e 12 klubeve të përfshira në projektin...

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:08
Real Madridi dhe Chelsea janë në mesin e 12 klubeve të përfshira në projektin...

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur për sagën e Superligës Evropiane dhe për ndëshkimin e mundshëm të klubeve të përfshira në këtë ligë.

Real Madridi dhe Chelsea do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme, prandaj Ceferin u pyet nëse ka mundësi që zhvillimi i kësaj ndeshje të mos lejohet.

Real Madridi dhe Chelsea janë në mesin e 12 klubeve të përfshira në projektin për t’u shkëputur nga Liga e Kampionëve përmes një gare të re.

“Kryesorja është se ky sezon ka filluar tashmë, prandaj transmetuesit do të na ndiqnin për dëme nëse nuk lejojmë zhvillimin e këtyre gjysmëfinaleve”, tha Ceferin.

“Prandaj, ekziston vetëm një mundësi shumë e vogël që kjo ndeshje të mos luhet javën e ardhshme”, shtoi ai.

“Por, në të ardhmen gjërat mund të jenë më ndryshe”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat