4 milion euro kërkohen për shqiptarin

Futboll

4 milion euro kërkohen për shqiptarin

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:36
4 milion euro kërkohen për shqiptarin

Myrto Uzuni po shkëlqen me fanellën e Ferencvaros në Hungari, ku është shpallur kampion dhe në duelin e fundit beratasi gjeti edhe dy herë rrugën e rrjetës.

Për sulmuesin e kombëtares shqiptare në Greqi, gazeta Sport Time konkretisht, shkruajnë për një tentativë të Olympiacos për shërbimet e Uzunit.

Gjithsesi raportohet se shuma prej 4 milion eurosh që kërkon Ferencvaros konsiderohet e lartë nga gjiganti grek.

Në Hungari ndërkohë raportojnë se klubi hungarez për momentin nuk ka marrë një ofertë zyrtare. Gjithçka për momentin është në kuadrin e fjalëve në media..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat