Ja kur zyrtarizohet marrëveshja e re me kuqezinjtë

Futboll

Ja kur zyrtarizohet marrëveshja e re me kuqezinjtë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:18
Ibrahimoviç

Ja kur zyrtarizohet marrëveshja e re me kuqezinjtë!

Firma e Zlatan Ibrahimoviç që do ta lidhë me Milanin edhe për një sezon tjetër tashmë është një hap larg.

Sipas asaj që raporton gazetari sportiv, Manuele Bajokini, sulmuesi suedez dhe klubi kuqezi do të duhet të zgjidhin disa burokraci të vogla, por ndërkohë akordi është arritur plotësisht.

Rinovimi i Ibrahimoviç me Milanin do të vijë sonte në mbrëmje ose maksimumi nesër.

Sulmuesi suedez ka qenë vendimtar këtë sezon me kuqezinjtë teksa është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 25 ndeshje duke realizuar 17 gola dhe duke dhuruar 3 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat