Fansat e Manchester United hynë në stadium në formë proteste kundër Glazers

Futboll

Fansat e Manchester United hynë në stadium në formë proteste kundër Glazers

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:40
Fansat e Manchester United

Përkrahësit e “Djajve të Kuq” kanë folur sot me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, para se të largoheshin nga perimetri i stadiumit.

Disa fansa të Manchester United kanë hyrë me forcë sot në stadiumin ku zhvillojnë stërvitjet lojtarët, në “Carrington”, për të protestuar kundër pronarëve të klubit Glazers, përcjell KosovaPress.

Përafërsisht 20 fansa bllokuan hyrjen për në stadiumin e stërvitjeve, me disa pankarta në dorë, në të cilat shkruante “Ne vendosim se kur mund të luani ju”, “Largim i Glazers” dhe “51% MUFC 20”.

Më pas, trajneri i “Djajve të Kuq” Ole Gunnar Solskjaer foli me protestuesit, të cilët kishin hyrë në stadium në ora 9:00, para se të largoheshin më pas nga perimetri i stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat