Ibra pas rinovimit

Futboll

Ibra pas rinovimit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:53
Ibra pas rinovimit

Tashmë është zyrtare Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar kontratën e tij me Milanin edhe për një tjetër sezon.

Marrëveshja ishte arritur prej kohësh por mbrëmjen e së entjes janë zgjidhur edhe detajet e fundit me Ibrën që ka hedhur firmën deri në përfundim të sezonit 2021-2022 me Milanin, me Zlatan që do të vazhdojë të luajë pothuajse deri në moshën 41-vjeçare me kuqezinjtë. Paga e suedezit do të jetë thuajse e ngjashme me atë të këtij sezoni me Ibrahimovic që do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon.

Për kanalin zyrtar të Milanit, 39-vjeçari tha edhe fjalët e para pas rinovimit në Casa Milan: “ Jam shumë i lumtur, e prisja këtë ditë prej shumë kohësh. Ajo që ka rëndësi është që do të jemi edhe një vit tjetër sëbashku, diçka që e kam dashur shumë, pasi Milani është shtëpia ime.

Klubi, shokët e skuadrës, trajneri dhe tifozët, të gjithë më bëjnë të ndihem shumë mirë dhe nëse mund të qëndroj përgjatë gjithë jetës te Milani unë do ta bëja. Më pas Zlatan bëri një vlerësim edhe për trajnerin Stefano Pioli: “Të punosh me të është shumë e thjeshtë. Ka mentalitetin e duhur dhe një kapacitet të madh për të motivuar skuadrën”, nënvizoi Ibra.

Në komunikatën e klubit kuqezi ku bëhet i ditur rinovimi i Zlatan thuhet se Milani është skuadra italiane me të cilën Ibrahimovic ka koleksionuar më shumë paraqitje në karrierë 130, ndeshje në të cilat ka realizuar dhe 83 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat