Derbi shqiptar

Futboll

Derbi shqiptar

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:52
Deribi shqiptar

Në të shkuarën e afërt Partizani e Kukësi diskutonin titullin kampion, ashtu si ndodhi për të mos shkuar shumë pas në kohë, në sezonin 2018-2019, në këtë edicion sfida e fundit mes të kuqve dhe bluve veri-lindor ka shumë vlera për demat që janë në luftë për trofeun, pak më pak për Kukësin që duket se Europën nuk e kap dot më dhe ka një distancë sigurie me vendin e 8-të, shkruan supersport. 

Partizani vjen nga dy fitore që e kanë shtuar vetëbesimin e skuadrës. 6 gola të realizuar ndaj Bylisit e Kukësit dhe vetëm një i pësuar. Daja ka sulmin më të mirë të kampionatit dhe pikërisht forca sulmuese është arma më e fortë e të kuqve.

Jasir Asani ka disa kohë që është vendimtar, po ashtu një formë të bekuar po kalon Eraldo Çinari, në një kohë që ka gjetur veten edhe Stenio Junior me dy gola në dy ndeshjet e fundit. Në anën tjetër Kukësi vjen nga ai barazim spektakolar me Tiranën “Elbasan Arena”.

4 pikë në dy ndeshjet e fundit kanë rikthyer disi qetësinë pas 3 humbjeve rradhazi përfshi edhe Kupën. Lulaj është i pezulluar, por rikthehet Nurman Kurdic. Nëse Partizani ka sulmin më të mirë, Kukësi vjen menjëherë më pas, teksa në aspektin individual janë dy lojtarë të bluve që mbajnë dy vendet e para në listën e golashënuesve, Eze me 13 dhe Ibraimi me 12.

Partizani i ka fituar të trija duelet e këtij sezoni duke i shënuar gjithsej Kukësit 8 gola e duke pësuar vetëm 2. Vështirë që dy skuadra me sulme mjaft efektive të mos prodhojnë gola, në këtë mënyrë priter që këtë të shtunë duke bisur nga ora 16:00 në Air Albania të zhvillohet një sfidë emocionuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat