Demhasaj driblon mbrojtjen, Lenjani shënon në fitoren e Grasshoppersit

Futboll

Demhasaj driblon mbrojtjen, Lenjani shënon në fitoren e Grasshoppersit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:57
Demhasaj driblon mbrojtjen, Lenjani shënon në fitoren e Grasshoppersit

Grasshoppers ka fituar ndeshjen e sotme kundër Thun me shifrat 3:1.

Protagonist në këtë takim ishte edhe futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani. Ky i fundit shënoi golin e dytë të duelit, që solli edhe përmbyesjen e rezultatit. Por meritat për këtë gol i shkojnë më së shumti një tjetër lojtari shqiptar.

Bëhet fjalë për Demhasajn, i cili në minutën e 51-të tregohet i pandalshëm në zonën kundërshtare, duke dribluar këdo që i del përpara.

Më pas ka shërbyer një top në pjatë të artë për Lenjanin që në portën e zbrazur e kushte si lojë fëmijësh të tundte rrjetën.

Grasshoppers ka marrë kështu 3 piëkt, që e mbajnë në vendin e parë në renditje, nga ku sigurohet ngjitja për në elitën e futbollit zviceran për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat