Chelsea është kthyer në rrugë

Futboll

Chelsea është kthyer në rrugë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 13:26
Chelsea është kthyer në rrugë

Chelsea është kthyer në rrugë nën drejtimin e trajnerit gjerman Thomas Tuchel, ndërsa mesfushori italo-brazilian Jorginho nuk ka përdorur aspak diplomaci duke folur parë ish teknikun e londinezëve, Franck Lampard.

Mesfushori pranoi se ndonëse ka qenë një legjendë e Chelsea-t, Lampard nuk kishte eksperiencën e duhur për të drejtuar në nivele të tilla, teksa e ka quajtur edhe shkaktarin kryesor të momentit të vështirë që kaluan londinezët.

“Dua të jem shumë i ndershëm në atë që them. Duke qenë një legjendë e klubit, ai nuk i kaloi të gjithë hapat për t’u bërë trajner i aftë për nivele të tilla. Ka ardhur në klubin ku ishte legjendë, pa eksperiencën e duhur dhe kjo na kushtoi jo pak”, deklaroi Jorginho.

Në vitin e parë të Lampard në “Stamford Bridge”, mesfushori italo-brazilian ishte titullar i padiskutueshëm, ndërsa më pas këtë sezon luajti nga minuta e parë vetëm 11 nga 18 takimet në kampionat, pasi diçka në raportin mes të dyve dukej se ishte thyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat