A kishte Gareth Bale gisht në shkarkimin e Jose Mourinhos te Tottenhami

Futboll

A kishte Gareth Bale gisht në shkarkimin e Jose Mourinhos te Tottenhami

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:53
Gareth Bale

Gareth Bale ishte përsëri në formacionin startues për Tottenhamin të mërkurën kundër Southamptonit, dhe arriti të shënonte golin e barazimit për skuadrën e tij në fitoren 2-1.

Pas ndeshjes, e para që nga shkarkimi i Jose Mourinhos, uellsiani u duk se ai nuk ishte shumë i etur për taktikat negative të trajnerit portugez.

“Thjesht të jemi përpara pak më shumë “, ka thënë Bale për Sky Sports, kur u pyet se çfarë duhej të ndryshohet në klub.

“Ne duam të sulmojmë, ne jemi një ekip i madh, kemi lojtarë të shkëlqyeshëm”, shtoi ai.

Ryan Mason, një ish-bashkëlojtar i Bale në Spurs, tani është trajneri i përkohshëm deri në fund të sezonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat