Neuer flet pas humbjes nga Mainz

Futboll

Neuer flet pas humbjes nga Mainz

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:08
Manuel Neuer

Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer, ka reaguar pas humbjes së pësuar nga Mainz 05.

Bayernit iu pamundësua festimi i titullit të nëntë të Bundesligës pasi që Mainz arriti ti mposhtë ata.

Pas ndeshjes, Neuer nuk ishte i kënaqur, sidomos me paraqitjen e pjesës së parë.

“Nuk mundemi të mendojmë që të hyjmë në fushë në këtë mënyrë dhe të fitojmë ndeshjen”, tha ai.

“Skuadra nuk ishte e befasuar nga Mainz, sepse e dinim që ishin shumë të motivuar”, shtoi ai.

“Por, ne kemi menduar në një ndeshje ndryshe dhe në pjesën e parë kemi bërë paraqitje shumë të dobët”, përfundoi Manuel Neuer

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat