Werner: Do të teprohej nëse do shënoja golin e dytë sot

Futboll

Werner: Do të teprohej nëse do shënoja golin e dytë sot

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:09
Timo Werner

Timo Werner është shprehur i lumtur me golin e parë në 17 ndeshje.

Timo Werner u bë protagonisti kryesor i Chelseat në fitoren ndaj West Hamit në kuadër të xhiros së 33-të të Premierligës.

Werner shënoi golin e vetëm në këtë takim, por pati edhe një mundësi të artë për ta realizuar golin e dytë.

Kur u pyet për këtë gjë, gjermani e mori situatën me sportivitet ku deklaroi se do të teprohej nëse do të shënonte të dytin.

“Mendoj që në shansin e dytë mund të shënoja, por mendoj që duhet të rikthehem ngadalë me një gol”, tha ai.

“Po të shënoja dy, do të ishin ndoshta shumë për fillim, jo bëj shaka, jam i lumtur për fitoren”, tha ai.

“Ndjenja zgjatë vetëm pak, kur prisni kaq shumë dhe e dini këtë ndjenjë, është ndjenja më e mirë krahas të fitosh ndeshjet”, tha Werner.

“Jam i lumtur për skuadrën fillimisht, por gjithashtu edhe me golin tim”, përfundoi Timo Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat