Milani në kontakt me Raiolan për transferimin e një sulmuesi

Futboll

Milani në kontakt me Raiolan për transferimin e një sulmuesi

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:44
Mino Raiola dhe Maldini

AC Milan është në kërkim të një sulmuesi shtesë për sezonin e ardhshëm.

Rinovimi i Zlatan Ibrahimovicit është një sinjal që Mialni dëshiron të jetë në garë për tituj sezonin e ardhshëm.

Por, vetëm Ibrahimovic nuk mjafton, edhe zëvendësuesi i tij, Mario Mandzukic ka patur probleme me lëndime, duke lënë shpesh Leaon të hyjë në fushë si sulmuesi kryesor.

Por, tani, “Rossonerët” duan të sigurojnë njëherë e mirë repartin e sulmit.

Kjo thuhet të jetë brengosja kryesore e Maldinit për afatin kalimtar veror.

Sipas “Calciomercato”, Andrea Belotti dhe Dusan Vlahovic janë opsionet më të pëlqyeshme nga Milani.

Të dy lojtarët pëlqehen nga Pioli dhe mund të blihen me një çmim të arsyeshëm. Ndërsa emri i tretë në listë është, sulmuesi i PSV-së, Malen.

Ai tashmë është reprezentues në Kombëtaren holandeze dhe ka vetëm 21 vjet.

Milani tashmë ka kërkuar nga Mino Raiola, i cili është përfaqësues i Malen, të jap informacione për holandezin.

Por, gjithçka varet nga Haaland, sepse nëse ai largohet, Borussia Dortmund munda ta zëvendësojë me Malen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat