Lojtarët i luten Bundesligës të mbajë gjyqtarin

Futboll

Lojtarët i luten Bundesligës të mbajë gjyqtarin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:24
Lojtarët i luten Bundesligës të mbajë gjyqtarin

Raporti mes gjyqtarëve të futbollit dhe lojtarëve shpesh nuk është edhe aq miqësor. Por jo në të gjitha rastet pasi ka figura të tilla që kanë gëzuar respektin e të gjithëve. I tillë është rasti i Manuel Grafe në Gjermani, për të cilin lojtarët e Bundesligës kërkojnë që të vazhdojë të drejtojë edhe pse ka mbushur moshën dhe tashmë duhet të lëshojë bilbilin, shkruan vipsport.

Shumë prej lojtarëve mendojnë se 47-vjeçari, duhet të vazhdojë edhe përtej këtij edicioni, ndonëse ka arritur limitet që lejon rregullorja dhe disa e treguan këtë mendim të tyre hapur pas përballjes mes Frajburgut dhe Hofenhajm të cilën ai e drejtoi në këtë fundjavë.

“Duhet ta mendojmë rastin që një gjyqtar si ai të vazhdojë edhe më gjatë. Ai është në formë të mirë fizike dhe tregon lidership në fushë. Ju lutem, lejojeni të vazhdojë edhe pak”, ishte thirrja e Kristian Gynter, kapitenit të Frajburgut, pas ndeshjes të drejtuar nga gjyqtari i cili në katër vitet e fundit është shpallur tre herë gjyqtari më i mirë gjerman.

“Ndoshta diçka mund të ndryshojë nëse ne lojtarët flasim. Edhe lojtarët nuk kanë pse mbyllin karrierën në moshën 25-vjeçare”, tha Gynter.

“Jo, jo, ai nuk duhet të ndalet, ai duhet të vazhdojë” ,ishin fjalët e Oliver Bauman, portieri i Hofenhajm, i cili në këtë ndeshje pa një penallti të akorduar kundër skuadrës së tij nga Grafe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat