Griezmanm trim i ndeshjes, Barcelona i afrohet Atletico Madridit 

Futboll

Griezmanm trim i ndeshjes, Barcelona i afrohet Atletico Madridit 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:03
Griezmanm trim i ndeshjes, Barcelona i afrohet Atletico Madridit 

Futbollisti Antoine Griezmann është trim i fitores së Barcelonës me rezultat 2:1 ndaj Villarealit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Estadio de la Ceramica” në Villareal.

Vendasve iu vështirësuan punët nga minuta e 65-të, kur mbeten në fushë me një lojtar më pak pas përjashtimit të Trigueros (pas dy kartonëve të verdhë.

“Nëndetësja e verdhë” kaloi në epërsi në minutën e 26-të me golin e Chukwueses. 

Në minutat vijues erdhën në shprehje cilësitë e francezit Griezmann, duke realizuar dy gola, në minutën e 28-të dhe të 35-të.

Gjithnjë e më dramë po bëhet lufta për titull në Spanjë, Atletico kryeson me 73 pikë, por ka dy pikë më shumë se Real Madridi dhe Barcelona dhe Villareali renditet i shtati me 49 sosh pas 33 jave të zhvilluara deri me tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat