Abazaj shkëlqen në Turqi

Futboll

Abazaj shkëlqen në Turqi

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:41
Abazaj shkëlqen në Turqi

Istanbulspori vazhdon të marrë rezultate pozitive në kampionat, falë të cilave po qëndron në rrugën e duhur për objektivat e vendosura në fillim të sezonit.

Por një ndihmë e madhe në sukseset e marra i takojnë edhe futbollistëve shqiptar, Eduart Rrocës dhe Kristal Abazajt, që kanë dhuruar mjaftueshëm gola dhe asist për skuadrën.

Abazaj ishte protagonist kryesor i takimit ditën e sotme. Kundër Bursasporit, ish-lojtari i Kukësit arriti të japë një asist dhe më pas të shënojë edhe golin e fitores.

Tre pikët marra në këtë transfertë vijnë pikërisht nga këmbët e Kristal Abazajt, që i jep Istanbulsporit vendin e 4-t në renditje. Ndërkojë nga kreu e ndajnë vetëm 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat