Pirlo nuk është i vetmi që rrezikon të mbetet pa punë te Juve

Futboll

Pirlo nuk është i vetmi që rrezikon të mbetet pa punë te Juve

Më: 26 prill 2021 Në ora: 17:28
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo nuk është i vetmi që do të mbetet pa punë në rast se Juventusi përfundon jashtë top-katërshes në tabelën e Serie A këtë sezon.

Tuttosport raporton se Bianconerët janë duke e analizuar situatën në Allianz Stadium, mirëpo tash për tash pozita e presidentit Andrea Agnelli mbetet e paprekur.

Pas konfirmimit të tij, patroni më pas e konfirmoi edhe trajnerin, por pas një paraqitje tjetër të dobët kundër Fiorentinas, Juve po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pos kundërthënieve lidhur me Superligën Evropiane, tri fitore, dy barazime dhe dy humbje, në shtatë ndeshjet e fundit, e kanë lënë Zonjën e Vjetër në situatë të vështirë.

Moskualifikimi në Ligën e Kampionëve nënkupton reduktim të madh në të hyra dhe sipas gazetës torineze, shumëkush mund të mbetet pa punë te Juve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat