Real Madrid mund të shpëtojë 250 milionë euro gjatë verës nëse i shet disa lojtarë

Futboll

Real Madrid mund të shpëtojë 250 milionë euro gjatë verës nëse i shet disa lojtarë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:58
Real Madrid mund të shpëtojë 250 milionë euro gjatë verës nëse i shet disa lojtarë

Duke marrë parasysh gjendjen ekonomike shkaku i pandemisë së COVID-19, ekziston mundësia që të mos realizohen transferime të mëdha në verë.

Real Madrid, është skuadra që ka pasur humbje rreth 91 milionë euro në buxhet për edicionin 2020/21.

Kjo humbje nuk është aq e keqe sa pritet sepse skuadra ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe janë duke negociuar me lojtarët që të pranojnë zbritjen e pagës.

Pos, kësaj për të realizuar transferime të mëdha gjatë verës, ekziston mundësia e shitjes se disa yjeve të ekipit të parë.

Janë shtatë lojtarë të cilët mund të shiten në verë, derisa edhe Zidane ka humbur besimin. Bëhet fjalë për Odriozolan, Iscon, Marianon, Marcelon, Jovicin dhe Ceballos.

Lojtari i shtatë është Raphael Varane, por çështja e tij është më ndryshe sepse klubi ndoshta do ta shesë për të fituar para.

Duke u bazuar në vlerën e tyre në Transfermarkt, Madrid mund të fitojë rreth 250 milionë euro nëse largohen.

Gareth Bale nuk është në listë sepse Madrid nuk ka arritur ta shesë në dy sezonet e kaluar dhe thuhet se sërish nuk do t’ia dal. Paga e tij prej 15 milionë euro për sezon është shumë e madhe për çdo skuadër dhe Madridi synon ta huazojë sërish te ndonjë klub që mund t’i paguajë gjysmën e pagës.

Varane:

Mbrojtësi francez është çështje vërtetë e çuditshme, është zgjedhje e parë në të cilin Zidane ka besim të plotë. Ai mendoi largimin në sezonin 2018/19 dhe ishte Zidane që e bindi të ndryshojë mendje.

Kontrata i skadon në vitin 2022 dhe ende nuk ka nisur negociatat për rinovim që bën Madridin të dyshojë se lojtari vërtetë dëshiron largimin.

Sipas Transfermarkt, Varane ka vlerë 70 milionë euro dhe Reali për këtë vlerë do pranojë ta shesë. Disa klube angleze kanë shprehur interesim se bashku me PSG-në. Pos kësaj, Madrid do shpëtojë 12 milionë euro për sezon nga paga e lojtarit.

Odriozola

Ndeshja kthyese ndaj Liverpoolit, ishte dëshmi se Zidane nuk ka besim te lojtari, Pa Carvajal dhe Vazquez, tekniku francez preferoi ta lejonte Valverden si mbrojtës i djathtë duke marrë parasysh që uruguaini kishte probleme dhe të mos e lejonte spanjollin të luante nga minuta e parë.

Odriozola i kushtoi Realit plotë 30 milionë euro, por tani vlen vetëm 10 milionë euro. “Los Blancos” synojnë ta shesin në mënyrë që të shpëtojnë nga paga e tij, që fiton rreth 7 milionë euro për sezon, që është shumë për një lojtar që nuk luan asnjëherë.

Isco

Isco ishte i padiskutueshëm kur Zidane ishte trajner për herë të parë te Reali, por tani luan shumë rrallë, që ka ndikuar që lidhja mes tyre të mos jetë e mirë.

Babai i spanjollit i ka treguar klubit se djali i tij e do largimin për të luajtur më shumë dhe të përmirësohet në mënyrë që të jetë në Evropianin 2020, por Reali refuzoi dhe e huazuan Martin Odegaard te Arsenal.

Isco ka vlerë rreth 20 milionë euro dhe Madrid do e lejojë të largohet për këtë pagë, edhe pse në janar, flitej që kushtonte 50 milionë euro.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh se kontrata i skadon në vitin 2022, Reali kërkon vetëm ta shesë dhe të mos paguajë pagat prej 14 milionë euro për sezon.

Mariano

Si Odriozola, as Mariano nuk ka vend në planet e Zidanes. Pavarësisht që në rastet e rralla kur ka luajtur ka dhënë më të mirën duke shënuar edhe gola, asnjëherë nuk arriti të jetë titullar.

Mariano fiton shumë rreth nëntë milionë euro për sezon, derisa ka zhvilluar vetëm 563 minuta këtë sezon. Transfermarkt e vlerëson kartonin e tij me 10 milionë euro.

Marcelo

Tjetër lojtar që i skadon kontrata në vitin 2022 dhe ka humbur vendin në formacionin titullar, falë paraqitjeve të shkëlqyera të Ferland Mendyt. Para disa viteve, Solari e vendosi në stol duke i dhënë përparësi Reguilon dhe pritej që braziliani të transferohet te Juventusi, ku do ribashkohej me Crsitanon.

Marcelo mbush 33 vjeç pas disa javë dhe pak klube do e merrnin shkaku i moshës dhe pagës së lartë prej 16 milionë euro për sezon. Si kapiteni i dytë, pas Ramos, Madrid do ta respektojë kontratën e tij, por nuk do ta mbajnë nëse vjen ndonjë ofertë në verë.

Jovic

‘Dështaku’ serb kushtoi 60 milionë euro dhe tani vlen vetëm 20 milionë euro. Koha e tij në Madrid ka qenë dëshpëruese, por admirohet shumë në Gjermani dhe Itali.

Ai mund të shitet në verë, derisa fiton shumë rreth 10 milionë euro në sezon. Ai e di që ka vetë, pak shanse nën urdhrat e Zidanes që preferoi t’i mbante Benzeman dhe Marinaon, duke e huazuar në Frankfurt gjatë janarit.

Ceballos

Ka dështuar të jetë startues në Premierligë me Arsenalin, por ka zhvilluar shumë minuta në Ligën e Evropës, me Arsenalin që kanë arritur në gjysmëfinale. Vlera e tij në treg mbetet e lartë, 30 milionë euro, dyfishi i asaj që pagoi Reali në vitin 2017.

Madrid preferoi ta huazonte para shitjes me shpresën që të këtë vend në skuadër, por kjo nuk do ndodh sa të jetë Zidane në krye. Komentet e Cebasllos për punën e tij dhe trajnerin nuk shkuan mirë dhe tani nuk ka mënyrë për t’u rikthyer prapa.

Ceballos është në dijeni që nuk do jetë asnjëherë titullar nën urdhrat e Zidanes dhe mund të shitet në verë. Nëse Zidane largohet, atëherë spanjolli ndoshta do këtë ndonjë shans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat