Rrezikojnë

Futboll

Rrezikojnë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:12
Ilustrim

Pesë ekipe janë duke luftuar për tri vende nga Italia në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, në mesin e tyre Milani dhe Juventusi.

Interi e ka siguruar tashmë një vend në garën elitare evropiane për klube dhe mund ta fitojë titullin në Serie A këtë fundjavë nëse e mposht Crotonën dhe Atalanta dështon të fitojë ndaj Sassuolos në të njëjtën kohë, transmeton Gazeta Express.

Atalanta është në vendin e dytë me 38 pikë, derisa Milani humbi 3:0 ndaj Lazios të hënën duke e lejuar Juventusin dhe Napolin ta barazojnë me pikë (66) në vendin e tretë.

Lazio është e gjashta me 61 pikë, por e ka një ndeshje më shumë në dispozicion për ta zhvilluar.

Reklamë

Skuadra nga kryeqyteti italian përballet me Torinon më 18 maj në ndeshjet e mbetur nga java e 25-të, e cila ishte shtyrë shkaku i koronavirusit.

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje deri në përfundim të sezonit, takimi kryesor do të jetë më 9 maj në Allianz Stadium, mes Juventusit dhe Milanit.

Milani do të përballet edhe me Atalantën në udhëtim në ndeshjen e fundit të sezonit, derisa Juventusi e pret Interin në ndeshjen e parafundit.

Atalanta është skuadra më në formë në Serie A tani, pasi i ka fituar 13 pikë në pesë ndeshjet e fundit, dy më shumë se lideri, Inter.

Lazio i fitoi 12 gjatë kësaj periudhe, Napoli dhe Juventusi nga 10 dhe Milani 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat