Melo zyrtarizon divorcin

Futboll

Melo zyrtarizon divorcin

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:30
Melo zyrtarizon divorcin

Braziliani William Cordeiro Melo ka zyrtarizuar ndarjen me Partizanin. Mesfushori 27-vjeçar ka postuar një mesazh në Instagram, nëpërmjet të cilit e bën të qartë se përvojës së tij me të kuqtë i ka ardhur fundi.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që janë përfshirë gjatë kohës që unë kam kaluar në këtë, me këtë fanellë, por tani cikli është mbyllur, e vetmja gjë që kam është mirënjohja për këtë klub, për këta tifozë. Respekti im është maksimal për Presidentin Gaz Demi dhe Drejtorin Osli Rama.

Faleminderit!”

Gjatë këtij sezoni në Superiore, Melo është aktivizuar në 19 ndeshje, në 12 raste titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat