​Allegri mund të rikthehet tek Juventusi, por ka disa kushte

Futboll

​Allegri mund të rikthehet tek Juventusi, por ka disa kushte

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:57
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është duke u lidhur me një rikthim të mundshëm tek Juventusi, pasi ky i fundit nuk është duke pasur rezultate pozitive nën urdhrat e Andrea Pirlos.

Ish-trajneri Allegri gjatë kohës sa ishte në krye të “Zonjës së Vjetër”, ishte trajneri më i suksesshëm i tyre në 10 vjetët e fundit, ndërsa në vitin 2019 befasisht u lirua nga detyra, raporton “Calciomercato”.

Që nga shkarkimi i tij, Juventusi ka emëruar dy trajnerë deri tani, por asnjëri nuk arriti që të ketë sukses siç ka pasur Allegri.

Ai ka fituar pesë herë titullin e ligës, dhe e kishte prekur dy herë finalen e Ligës së Kampionëve. Zëvendësimi i tij Maurizio Sarri gjithashtu arriti që ta fitonte titullin e Serie A, por dështoi në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampionëve.

Tani nën urdhrat e Andrea Pirlos, mossuksesi i Juventusit ka vazhduar, ku këtë sezon është në rrezik që të mbes jashtë Top 4.

Raportohet se Allegri mund të rikthehet te “Zonja e Vjetër” si trajner këtë verë, por vetëm nëse i plotësohen disa kushte.

Fillimisht, duhet të shitet Cristiano Ronaldo ose alternativë tjetër është që klubi mos të influencohet vetëm nga ai, por të fokusohet më shumë në Paulo Dybalan. Më pas, gjiganti italian duhet të transferojë Manuel Locatellin, dhe të shesë dy mesfushorët Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.

Kërkesa e fundit e Allegrit thuhet se është që Alvaro Morata të qëndrojë me klubin dhe të rikthejnë sulmuesin Moise Kean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat