Ramos i bashkohet skuadrës në stërvitje

Futboll

Ramos i bashkohet skuadrës në stërvitje

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:03
Ramos i bashkohet skuadrës në stërvitje

Sergio Ramos rikthehet nga lëndimi, spanjolli shihet sot (e enjte) duke ushtruar me bashkëlojtarët në stërvitje, raporton “Marca”.

Kapiteni i “Los Blancos” pritet të ketë minuta të shtunën në përballjen ndaj Osasunës dhe të jetë plotësisht i gatshëm për duelin e kthimit ndaj Chelseat.

Mbrojtësi spanjoll pësoi një lëndim në muskuj me Kombëtaren e Spanjë në ndeshjen ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

“Mbretërit” janë të lumtur me rikthimin e legjendës së klubit, mirëpo ende po presin për Fede Valverden që të dal negativ nga COVID-19 dhe Ferland Mendy ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe mu të jetë jashtë për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Real Madrid është në garë për Laligën dhe Ligën e Kampionëve, por lëndimet nuk e kanë lejuar të vazhdojë dominimin për shkak të rezultateve të dobëta në 10-të ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat