Granada nuk kishte më shumë sesa 18% të zotërimit të sferës

Futboll

Granada nuk kishte më shumë sesa 18% të zotërimit të sferës

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:28
Granada nuk kishte më shumë sesa 18% të zotërimit të sferës

Granada arriti që të marrë fitoren surprizuese në “Camp Nou” teksa mundi Barcelonën në shifrat 1-2.

Barcelona kaloi e para në avantazh me anë te Lionel Mesit, ndërsa në pjesën e dytë rezultati do të përmbysej falë golave të Machis dhe Molina.

Për t’u marrë në studim është mënyra sesi Granada vendosi diktatin në “Camp Nou” nëse i referohemi mbajtjes së topit.

Ekipi fitues nuk kishte më shumë sesa 18% të zotërimit të sferës, ndërsa katalanasit kishin 82% të kontrollit.

Pas kësaj humbje Barcelona flaku mundësinë ideale për t’iu bashkuar kreut të La Liga duke llogaritur dy pikë më pak se Atletiko kryesuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat