Chelsea kërkon të bëjë një çmenduri

Futboll

Chelsea kërkon të bëjë një çmenduri

Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:17
Chelsea kërkon të bëjë një çmenduri

Chelsea kërkon të bëjë një çmenduri në afatin kalimtar për të blerë një nga sulmuesit më në formë të kontinentit, Romelu Lukakun.

Belgu ka qenë pjesë e Chelsea-s nga 2011 deri në 2014, por blutë e Londrës e larguan tek Everton.

Atëhere në moshën 18-vjeçare Chelsea e bleu Lukakun për 18 milion euro, dhe e shiti tek Everton për 28 milion euro.

Kurse tani Chelsea është gati të paguajë për 27-vjeçarin deri në 105 milion paund, i cili do të bëhej dhe transferimi më i shtrenjtë në epokën e Abramovich dhe gjithë historisë së klubit.

Duket se Tuchel kërkon një sulmues bomber pasi edhe pse Chelsea me gjermanin po zhvillon një pjesë të dytë sezoni fantastik, i mungon një sulmues golashënues. Werner, Abraham dhe Giroud nuk po shfaqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat