Zaniolo afër rikthimit, parashihet të luajë në “Derby della Capitale”

Futboll

Zaniolo afër rikthimit, parashihet të luajë në “Derby della Capitale”

Më: 30 prill 2021 Në ora: 21:22
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo është afër të rikthehet pas shumë muajve jashtë fushave.

Zaniolo pritet të rikthehet në fushë pas dy javësh në kuadër të “Derby della Capitale”, në duelin ndaj Lazios.

Sipas stafit mjekësor të Romës, Zaniolos i është rikthyer fuqia në dy këmbët dhe mund të bëjë seancë stërvitore që tani.

Por, ka mbetur vetëm edhe një kontrolle me doktorin Fink, për të vendosur datën e rikthimit.

Sipas, “Tuttomercatoweb”, 15 maji është data më e mundshme e rikthimit të 21 vjeçarit.

Roma do të zhvillojë derbin me rivalin e qytetit, Lazion me 15 maj dhe në këtë datë parashihet të rikthehet Zaniolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat