Raiola për Pogban: Të luajë për Real Madridin ka qenë gjithmonë një opsion!

Futboll

Raiola për Pogban: Të luajë për Real Madridin ka qenë gjithmonë një opsion!

Më: 1 maj 2021 Në ora: 09:56
Paul Pogba

Mino Raiola ka folur rreth të ardhmës së mesfushroit të Man United, Paul Pogbas.

Ende është e paqartë e ardhmja e francezit, madje agjenti Raiola tha se skuadra e Realit gjithmonë ka qenë një opsion për të.

Në mesin e këtij sezoni, trajneri Ole Gunnar Solskjaer pati deklaruar se francezi do të qëndrojë në qoftë se ‘Djajtë e Kuq’ fitojnë trofe.

Mirëpo, agjenti Mino Raiola ka hedh dyshime mbi të ardhmen e tij te Manchester United, kjo pasi ai mund të largohet drejt Real Madrid.

“Të them të drejtën, për Porgban, të luajë për Real Madrid ka qenë gjithmonë një opsion, edhe më shumë tani me Zidane, i cili është idhulli tij i fëmijërisë”, ka thënë Raiola.

Po ashtu ai shpjegoi se arsyeja kryesore pse nuk ka pasur një transferim të tillë deri tani është se klubet e mëdha nuk dëshirojnë që të shesin lojarët e tyre më të mirë në klube të tjera të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat