Shpresojnë tek ndalja e Atleticos ndaj Barcelonës

Futboll

Shpresojnë tek ndalja e Atleticos ndaj Barcelonës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:30
Shpresojnë tek ndalja e Atleticos ndaj Barcelonës

Fitorja e Granadës në “Camp Nou” kundër Barcelonës bën që Reali i Madridit të shpresojë më shumë se kurrë për fitoren e titullit kampion. Pas dështimit të katalanasve, një barazim i Atletikos në 5 ndeshjet e fundit do të përmirësonte ndjeshëm shanset për skuadrën e Zidanit.

Kjo do të thotë se “Galaktikët” do ta kishin në dorë fatin e tyre nëse i fitojnë ndeshjet e tjera. Shumë madrilenë do të ulen përpara televizorit të shtunën e 8 majit për të bërë tifo për… Barcelonën. Kjo do të jetë një javë vendimtare për fatet e titullit në Spanjë, pasi një ditë më vonë Reali i Madridit do të presë në “Di Stefano” Sevijen. Sigurisht që nëse madrilenët i bëjnë siç duhet detyrat e tyre, do të shohin edhe kundërshtarët, shkruan panoramasport.

Tani gjithçka bëhet me makinë llogaritëse në dorë. Për të dalë kampion, Reali (luan 3 nga 5 ndeshjet në shtëpi) duhet që të grumbullojë 2 pikë më shumë sesa Atletikoja e Madridit. Kjo ndodh nëse skuadra e Zidanit i fiton të gjitha dhe Atletiko dështon në një ndeshje. Në krahasim me rivalët e tjerë, Realit i duhet vetëm që t’i barazojë me pikë sepse ka në avantazh duelet direkte. Ndeshja e kthimit me Sevijen nuk është zhvilluar. Një fitore, por edhe një barazim do t’i jepte avantazh Realit edhe në këtë duel.

LLOGARITË – Kjo është La Liga më e hapur dhe më e luftuar e viteve të fundit, ku 4 skuadra ndahen me 3 pikë me njëratjetrën. Gjithçka do të vendoset në 5 javët e fundit dhe nis me këtë fundjavë. Atletiko dhe Barcelona do të luajnë ndeshjen e parë nga 3 që kanë në transfertë. Bardhekuqtë do të luajnë ndaj Elçes, ndërsa ekipi i Kumanit të dielën me Valencian. Reali do të presë Osasunën, ndërsa Sevija luan të hënën me Bilbaon. Në dy javët pasardhëse, Reali do të dalë në fushën e lojës duke e ditur se çfarë kanë bërë kundërshtarët. Java e 35-të është vendimtare. Të shtunën luhet Barcelona-Atletiko, ndërsa të dielën Real-Sevija. E radhës do të jetë në mesjavë, ku të martën luhet Levante-Barcelona, të mërkurën Sevija-Valencia dhe Atletiko-Real Sociedad, ndërsa të enjten Reali mbyll javën në fushën e Granadës.

Dy javët e fundit të kampionatit do të luhen në orar të unifikuar, por ende nuk është vendosur. Një javë është më 16 maj, ndërsa e fundit nuk dihet nëse do të jetë të shtunën apo të dielën 22 ose 23. Reali viziton Bilbaon dhe pret Vijarealin.

Atletiko pret Osasunën dhe viziton Vajadolidin, ndërsa Barcelona pret Seltën dhe udhëton në Eibar. Sevija ka duel në transfertë me Vijarealin dhe të fundit e luan në shtëpi me Alaveshin. Të avantazhuar – Reali ka baza të forta në rrugën drejt titullit. Ka bilance pozitive në duelet me Atletikon dhe Barcelonën, por llogaritë i ka të hapura me Sevijen. Skuadra e Zidanit fitoi dy “El Clasico”-t dhe mori 4 pikë në derbi me Atletikon. Kundër Sevijes duhet t’i mbyllë llogaritë në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat