Milani provon për mesfushorin e Udineses

Futboll

Milani provon për mesfushorin e Udineses

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:39
Milani provon për mesfushorin e Udineses

Milani provon për mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport” flitet për një interesim dhe një tratativë mes drejtuesve të Milanit dhe trekuartistit argjentinas, ku thuhet se në dyert e skuadrës friulane ka mbërritur dhe oferta e parë e kuqezinjve në drejtim të 26-vjeçarit.

Udinese gjithmonë ka qenë një klub që synon shitjen me çmim të lartë të “xhevahirëve” të saj. Çmimi i fiksuar nga presidenti Poco për Rodrigo De Paul është 40 milionë euro.

Duke parë krizën financiare që po kalojnë të gjithë klubet e mëdha europiane, edhe skuadra nga Milano nuk i ka në gjendje këtë shumë të kërkuar nga presidenti i friulanëve dhe për këtë gjë drejtuesit e Milanit kanë menduar të përfshijnë në shkëmbim talentin norvegjez Jens Petter Hauge, transmeton Panorama.

Gjithsesi Milan duhet të mposhtë konkurrencën e madhe të Interit dhe Juventusit të cilët janë vendosur pas fantazistit argjentinas prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat