Si mashtroi FSHF me dënimin e Laçit

Futboll

Si mashtroi FSHF me dënimin e Laçit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:52
Si mashtroi FSHF me dënimin e Laçit

Dënimi absurd me vetëm 100 mijë lekë i skuadrëss së Laçit për goditjen me shishe në kokë të trajnerit të portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi, përbën një rast të veçantë që duhet analizuar në tërësi se deri ku ka arritur “drejtësia” sportive në vendin tonë nga një Komision që mban mbi vete edhe përgjegjësinë e ruajtjes së etikës.

Me këtë vendim që është marrë nga Disiplina, FSHF ka synuar të gënjejë opinionin publik për atë që ka ndodhur realisht në Laç, edhe pse ishte qartësisht e dukshme për të gjithë.

Vendimi i sotëm i Disiplinës dhe Etikës, është marrë duke u bazuar në nenet 63 dhe 64 të Kodit të Disiplinës  Sportive, përkatësisht “Organizimi i ndeshjeve” dhe “Dështim në përmbushjen e përgjegjësive”.

Të dy këto nene parashikojnë dënimet me gjoba në rast shkeljesh. Në këtë mënyrë, është evituar përfshirja e dënimit me nenin 65,

“Përgjegjësia për sjelljen e spektatorëve”, me idenë se duke luajtur me stadiume të boshatisura, nuk kishte të tillë as në Laç.

Përtej faktit që një gjë e tillë është një gënjeshtër lehtësisht e vërtetueshme nga pamjet filmike të ndeshjes ku shihet tribuna e tejmbushur me tifozë, FSHF ka evituar dënimet e rënda të këtij neni, që shkojnë deri në humbjen e ndeshjes në tavolinë.

Por FSHF ka mashtruar dyfish me këtë dënim, pasi nëse në tribunë nuk ka pasur tifozë, atëherë aty kanë qenë vetëm 10 personat me listë nga secila skuadër që parashikon protokolli i COVID-19 . Sigurisht që lista duhej të ishte në duart e FSHF në fillim dhe në fund të ndeshjes, pasi përgatitet pikërisht për të identifikuar këdo që gjendet në tribunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat